Shërbimet e ofruara nga Klinikat dentare të Albamia Dent

fix

Devitalizacione dhëmbi

Kirurgji orale

Implantet dentare

Terapia konservative

Info.të dhënat personale

Dentistët Shqipëtar - Turizëm Dentar në Shqipëri

Ortodoncia

Endodonticia

Stomatologji estetike

Kirurgjia Maxillo-facciale

Parodontologjia

Implantology

Zbardhje dhëmbësh

Implantet dentare

Higjiena e dhëmbëve

{

info@albaniadent.com

© 2016 Nga Albania Dent - Dentistët në Shqipëri - Turizëm Dentar në Shqipëri - Rruga Pavarsia, 2008 Durrës (shiko në hartë) Tel: +39 3314041848

 Apicektomia

Çfarë është apicektomija?


Apicektomia është një ndërhyrje e kirurgjisë orale që përfshin heqjen e qeskës së infektuar të një rrënjë dentare. Shkaqet më të shpeshta janë inflamacionet kronike ose thyerjet në zonën apikale të granulomës dentare ose çistit.

Apicektomija është invazive dhe kryhet nën anestezi lokale, që do të thotë se procedura është pa dhimbje. Apicektomia është një metodë me shumë efekt, bëhet fjalë për një ndërhyrje kirurgjikale relativisht e thjeshtë, Megjithatë një ndërhyrje në apicektomi kërkon kirurg të kualifikuar dhe bashkëpunimin e pacientit.

{

Ç'është apicektomia dhe si kurohet?

{

Ndërhyrje Kirurgjike Apicektomija

 

Apicektomia  është një praktikë kirurgjikale mjaft e thjeshtë, operacioni fillon pas anestezisë së dhëmbit të sëmurë, mjeku praktikon një prerje direkt në mishrat e dhembëve, i cili pastaj ngrihet për të arritur rrënjën dentare. Rrënja hiqet së bashku me zonën e prekur nga inflamacionet me anë të instrumenteve të veçanta kirurgjikale. Më pas kanali rrënjësor mbushet me një përzierje të disa materialeve të ndryshme të parashikuara për këtë qëllim.

Milimetrat e fundit të rrënjës hiqen (rrënja lihet "e zbuluar"). Apicektomija vazhdon me dezinfektim të përpiktë të zonës së trajtuar për të zvogëluar ngarkesën bakteriale: në këtë mënyrë, është e mundur të parandalohen infeksionet e më tejshme të mundëshme

Hapi tjetër është përpunimi i majës së rrënjës: fundi i rrënjës - maja e të cilit është hequr - mbushet me një material biokompatibil për të mos lejuar hyrjen e baktereve. Ky operacion quhet sixhelim ose oturim retrograd

{
{

Apicektomia përfundon me ripozicionimin e mishrave të dhembëve te cilat qepen me nje fije të posaçme që duhet të hiqen nga mjeku 2-7 ditë pas operacionit.

Kohëzgjatja e intervenimit ndryshon përgjithësisht nga një minimum prej gjysmë ore deri në maksimum prej 90 minutash, në varësi të dhëmbit që duhet trajtuar, gjendja e plagës dhe kompleksiteti i strukturës së rrënjëve të dhëmbit.

 

 Apicektomia ​- Pas operimit

 

Apicektomia mund të krijojë siklet ose dhimbje pas operacionit;

Dhimbje dhe ënjtje (më e theksuar një ditë pas Apicektomisë )

Mpirja e mishrave të dhembëve në gjysëm harkun -dentar ku është kryer operacioni

Vështirësi përtypjeje

Gjakderdhje nga mishrat e dhembëve

Ndjeshmëria sensibilitet
 


Suksesi i operimit në një periudhë kohore përcaktohet në thelb nga aftësia e specialistit, në mbylljen hermetike  të majës së rrënjës, me qëllim që të garantojë një mbrojtje të sigurt nga sulmet e mundshme bakteriale.

Prej këtu kuptohet se sa e rëndësishme është kualifikimi dhe përvoja e mjekut specialist

Megjithatë, një apicektomi e kryer në mënyrë të përsosur është, në përgjithësi, një zgjidhje përfundimtare e përhershme.

Këshilla dhe rekomandime pas operimit

 

  • Pas operacionit është e këshillueshme që të aplikoni fasha të ftohta në zonën e prekur për të ulur ënjtjen
  • Në rast dhimbjeje, merrni analgjezikët sipas rekomandimeve të dentistit
  • Merrni antibiotikë për të përshpejtuar procesin e shërimit postoperativ, ndiqni udhëzimet e marra nga mjeku juaj. Antibiotiku mund të merret vetëm me recetë.
  • Pas 7 ditë hiqen fijet e qepjes në këtë periudhë është e domosdoshme  një higjienë orale maksimale dhe perdorim i furçës së dhembëve rreth plagës me lëvizjet delikate për të hequr mbetjet.
  • Shpëlarje e gojës me kolutori  dezinfektues (p.sh.. Chlorhexidine 0.2%) vetëm 12-24 orë pas apicektomsë, me çaj, ujë i kripur apo antiseptik. Vazhdoni shpëlarjen e gojës për të paktën dy javë pas operacionit
  • Në rastin e shfaqjes së gjakut në pikat e qepjes mund të aplikoni një qeskë me çaj të lagur (rekomandohet çaji i zi)
  • Rekomandohet të merren ushqime të lëngshme dhe  të evitohen pijet, dietë të butë, i përbërë nga ushqime të buta si pure patatesh, supave të ngrohtë, supave të vakta, frulati, mish i grirë, ushqime të omogjenizuara, buding, qofte, peshk i zier etj
  • Mos i lani mishrat e dhembëve  me furçë të fortë për të shmangur gërvishjen e zonës së operuar. Përdorni një furçë dhëmbësh të butë; është e pa këshillueshme përdorimi i hidropulsorit
  • Rekomandohet që të ndalohet pirja e duhanit menjëherë pas operacionit


Pas 6 muajsh / një vit nga apektomija, pacienti duhet të nënshtrohet një kontrolli me rreze X për të verifikuar suksesin e operacionit. Në qoftë se edhe pas një viti nga  apicektomijs dhembi është në kushte optimale, probabiliteti që granuloma mund të përsëritet janë jashtëzakonisht të pakta. Në përgjithësi, një apektomi e  një sukses të përkryer garanton një mbulim të jashtëzakonshëm dhe të përhershëm nga infeksionet apikale në përgjithësi.

 

 

Create a website